Gërvalla në Pejë: Ndihma juridike falas garanton qasje në drejtësi për qytetarët

Nga D. V.
549 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 qershor, Zhurnal.mk – Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, gjatë një aktiviteti në Pejë ka theksuar rëndësinë e shërbimit të ndihmës juridike falas, duke e cilësuar si një mekanizëm thelbësor për garantimin e qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët.

Sipas saj, ky shërbim ofrohet përmes zyrave rajonale për ndihmë juridike falas në gjithë Kosovën, përfshirë edhe Zyrën Rajonale në Pejë, duke mundësuar qasje më të lehtë dhe të drejtpërdrejtë për qytetarët që kanë nevojë për mbështetje ligjore.

Ajo ka theksuar se ndihma juridike falas u mundëson qytetarëve mbrojtje efektive ligjore dhe asistencë në përballimin e proceseve juridike, pavarësisht gjendjes së tyre ekonomike.

“Forcimi dhe funksionimi efikas i këtij shërbimi mbetet thelbësor për një sistem drejtësie që është i qasshëm dhe i drejtë për të gjithë”, ka deklaruar Gërvalla në Pejë.

Sipas saj, ky mekanizëm siguron që asnjë qytetar të mos mbetet pa mbrojtje ligjore për shkak të kushteve ekonomike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër