Gjashtë gra të vrara në pak ditë, alarm në Itali: viktima nga Kalabria në Romë e Venecia

Nga Xh M
549 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Roma, 19 gusht Zhurnal.mk – Italia është tronditur nga një seri vrasjesh të grave, me gjashtë femicide të regjistruara brenda pak ditësh në zona të ndryshme të vendit.

Dy prej rasteve më të fundit ndodhën të martën. Në Kalabri, pranë Kozencës, një 72-vjeçare u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj 74-vjeçar, i cili dyshohet se e goditi me gurë.

Në Colleferro, në jug të Romës, një grua 50-vjeçare me origjinë polake u vra me thikë nga bashkëshorti i saj 69-vjeçar, me origjinë tuniziane.

Një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua pranë Venecias, ku një 39-vjeçare u vra nga ish-bashkëshorti i saj 43-vjeçar. Gruaja kishte bërë më herët denoncime në polici për dhunë në familje.

Rasti ka ngritur pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si trajtohen denoncimet për dhunë dhe masat që merren për mbrojtjen e viktimave. Sipas raportimeve, edhe gra të tjera kishin denoncuar më parë të njëjtin autor.

Gjashtë vrasjet në vetëm pak ditë kanë rikthyer në Itali debatin mbi dhunën ndaj grave dhe nevojën për masa më të forta parandaluese ndaj rasteve që mund të përshkallëzohen deri në vrasje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër