Gjendet i vdekur një i burgosur në burgun e Idrizovës

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 shtator, Zhurnal.mk – MPB njofton se në burgun e Idrizovës është gjetur i vdekur një i burgosur 60-vjeçar.

“Më 06.09.2026, në orën 05:00, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkimor-Përmirësues – Burgu Idrizovë u raportua se në institucion është gjetur i pajetë D.M. (60) nga rrethina e Negotinës, i dënuar në këtë institucion.

Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen, pa shenja të dukshme dhune, ndërsa sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Një ekip i SPB Shkup ka bërë ekspertizë në vendine e ngjarjes”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër