Gjenerali i Serbisë i bashkohet Vuçiçit duke përdorur dhëmbët e ushtrisë me raketa sulmuese kineze

Nga B.M
A+ A-
Rivendos

Beograd, 17 Mars, Zhurnal.mk – Kreu i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë shprehu sot mburrje për raketat sulmuese të blera rishtazi nga Kina dhe të integruara në avionët luftarakë serb MiG-29 të prodhuar në Rusi.

Gjenerali Milan Mojsilović u tha mediave serbe se raketat balistike ajrore CM-400 janë të destinuara për ata që, siç tha ai, “nuk mendojnë mirë” për Serbinë, por jo kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës (BiH) ose Malit të Zi.

“Ato raketa nuk u blenë për Zagrebin, Sarajevën ose Podgoricën. Ato raketa u blenë për të gjithë ata që nuk mendojnë mirë për Serbinë dhe thjesht mendojnë se po imponojnë interesat e tyre kombëtare dhe të tjera përmes mjeteve të armatosura”, tha ai në një intervistë me TV Pink.
Kryetari Aleksandar Vuçiç, javën e kaluar konfirmoi për mediat lokale raportimet se raketat tashmë po integrohen në avionët luftarakë MiG-29 të Serbisë.

Vuçiç nuk e zbuloi sasinë e CM-400 të blerë dhe as koston e blerjes.

CM-400 është një familje raketash balistike supersonike kineze të lëshuara nga ajri që përfshin variante raketash kundër anijeve dhe raketash kundër rrezatimit të prodhuara nga Korporata Kineze e Shkencës dhe Industrisë Hapësinore (CASIC).

Serbia ka rritur kapacitetin e saj ushtarak me blerje kryesisht nga Kina dhe dhurime nga Rusia, por edhe me blerje nga Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Franca.

artikuj të ndërlidhura