Gjiganti anglez rivalizon Realin për transferimin e Schlotterbeck

Nga D. V.
299 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund, Nico Schlotterbeck pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës.

Situata e tij kontraktuale dhe paqartësia rreth rinovimit kanë shtuar spekulimet për një largim të mundshëm në fund të sezonit.

Sipas raportimeve të Bild, eliminimi i Atalanta nga Liga e Kampionëve ka ndikuar në dinamikën mes klubeve të interesuara. Humbja e pësuar nga Dortmundi në ndeshjen e kthimit takim që Schlotterbeck e humbi ka zgjeruar hendekun mes dy skuadrave dhe ka rritur presionin mbi klubin gjerman.

Mbrojtësi i lindur në vitin 1999 është i lidhur me Dortmundin deri më 30 qershor 2027. Megjithatë, aktualisht një largim duket më i mundshëm sesa një zgjatje kontrate, ndërsa drejtuesit e klubit po përpiqen të gjejnë një marrëveshje të re me lojtarin.

Situata e tij po monitorohet nga disa klube të mëdha evropiane. Real Madrid e konsideron Schlotterbeck si një profil shumë interesant, sidomos në prag të ndryshimeve të mundshme në repartin defensiv. Largimi i pritshëm i David Alaba dhe pasiguria rreth rinovimit të Antonio Rüdiger e bëjnë përforcimin në mbrojtje një prioritet për madrilenët.

Në garë pritet të hyjë edhe Liverpool, i cili synon të forcojë vijën e prapme me një mbrojtës të nivelit të lartë dhe e sheh 26-vjeçarin si një opsion ideal.

Sa i përket çmimit, flitet për një shifër rreth 50 milionë euro, në përputhje me vlerën aktuale të tregut për qendërmbrojtësit e nivelit të lartë.

Me interesin në rritje dhe paqartësinë kontraktuale, vera pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Schlotterbeck. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër