GJKKO kalon për gjykim dosjen e Veliajt

nga admin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) vendosi sot që të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa si dhe të pandehurve të tjerë.

Vendimi u mor sot nga gjyqtarja Etleva Deda, ndërsa sipas medieve vetë Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancë, por kishte dërguar vetëm avokaten e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku.

Mbrojtja e Veliajt kundërshtoi procesin, duke pretenduar se i ishte mohuar e drejta për një mbrojtje efektive dhe se nuk ishin analizuar rreth 60 mijë faqe materiale hetimore.

Sipas SPAK, ndaj Veliajt rendojnë 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Veliaj ndodhet në qeli prej një viti. Ai u arrestua më 10 shkurt të vitit 2025.

Githashtu janë dërguar për gjykim edhe Elman Abule, Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Merima Palushi, Shkëlqim Fusha, Sokol Kryeziu, Mirton Lika, Linda Kazani, Erald Simixhiu, Ina Goxhaj, Frosina Bollo, Valmir Xoxa, Adela Kondakçi, Klotilda Bushka, Flutur Xhani dhe Fatjon Baci.

Për gjykim janë dërguar edhe shoqëritë tregtare “Rametal” shpk, “Agi Kons” shpk, “Kontakt” shpk, “Palushi” shpk, “Fusha” shpk, “Gerard-A” shpk, “Lani” shpk; si edhe organizatat jofitimprurëse “Eventus”, “Muza”, “BYL-A”, “Frobolous” dhe “Harabel”.

postime të lidhura

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy