Shkup, 9 qershor, Zhurnal.mk – Kalimi i ilegal për këmbësorë te Bit Pazar vazhdon të mbetet i hapur, ndërsa qytetarët ende e kalojnë rrugën duke rrezikuar vetë, transmeton Zhurnal.
Vetëm katër ditë më parë, një automjet goditi një burrë dhe një grua ndërsa po kalonin në këtë pikë
Kryetari i Qytetitt ë Shkupit, Orce Gjorgjievski, ende do të vendosë se çfarë do të ndërmerret, pasi qytetarët protestuan kur ai deshi ta mbyllte kalimin e paligjshëm.
Në seancën e sotme, Gjorgjievski tha se nuk ka tërhequr dorë nga zgjidhja e problemit, por se vendimi final do të merret bashkë me qytetarët. /Zhurnal.mk
