Pas Tetovës që ndau nga 100 euro për nxënës, edhe Komuna e Aerodromit ndanë nga 3.500 denarë për çdo nxënës të klasës së parë

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 qershor, Zhurnal.mk – Komuna e Aerodromit edhe këtë vit do të ndajë ndihmë të vetme financiare prej 3.500 denarësh për çdo fëmijë të regjistruar në klasën e parë në shkollat fillore në territorin e komunës, transmeton Zhurnal.

Aplikimi do të zgjasë nga 15 qershor deri më 30 shtator 2026, ndërsa dokumentet duhet të dorëzohen në arkivin e Komunës Aerodrom.

Për realizimin e të drejtës për ndihmë financiare, është e nevojshme të dorëzohet:

  • vërtetim për regjistrimin e nxënësit në klasën e parë, i nënshkruar nga shkolla fillore në territorin e Komunës Aerodrom ose nga shkollë fillore me qendër burimore;
  • fotokopje e ekstraktit nga regjistri i lindjes për fëmijën;
  • fotokopje e letërnjoftimit ose pasaportës së aplikuesit me adresë banimi në Komunën Aerodrom;
  • fotokopje e llogarisë transaksionale.

Formulari i aplikimit dhe deklarata për pajtimin për përpunimin e të dhënave personale mund të shkarkohen nga faqja zyrtare e komunës, në seksionin për dokumente dhe formularë.

Nga Komuna e Aerodromit u urojnë fillim të mbarë të gjithë nxënësve të ardhshëm të klasës së parë, me shumë dije, shoqëri dhe kujtime të bukura shkollore.

Ditë më parë kreu i Tetovës, Kasami, njftoi për masën e njëjtë por me shumë më të lartë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, njoftoi se Këshilli Komunal ka miratuar vendimin për subvencionimin e të gjithë nxënësve që do të regjistrohen në klasën e parë në shkollat fillore të komunës.

Sipas Kasamit, çdo nxënës i regjistruar deri më 20 qershor do të përfitojë një vauçer në vlerë prej 100 eurosh, ndërsa shpërndarja e vauçerëve do të bëhet në fillim të muajit korrik.

“Kjo masë synon të ndihmojë familjet në përballimin e shpenzimeve për fillimin e vitit shkollor, por edhe të inkurajojë regjistrimin e fëmijëve në institucionet tona arsimore”, deklaroi Kasami.

Ai theksoi se investimi në arsim mbetet një nga prioritetet kryesore të komunës, duke kujtuar investimet në ndërtimin e shkollave të reja, përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese dhe modernizimin e kushteve për mësim./Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura