Gjumi i tepërt mund të shkaktojë humbje të kujtesës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkencëtarët kanë gjetur se personat të cilët bëjnë më 9 orë gjumë dhe më shumë gjatë natës janë të rrezikuar nga kjo gjendje.

Një numër i madh i studimeve ka treguar se mungesa e gjumit, mund të shkaktojë sëmundjen e Alzhemierit.

Mirëpo, së fundmi shkencëtarët dhe hulumtuesit kanë gjetur se edhe gjumi i tepërt i vë personat në rrezik për të zhvilluar një kujtesë të dobët.

Ata kanë gjetur se njerëzit që bëjnë gjumë 9 apo edhe më shumë orë kanë treguar një rënie specifike në kujtesë dhe në aftësinë e gjuhës, raporton “Daily Mail”.

Mirëpo, ata që bëjnë 6 orë e më pak, po ashtu janë në rrezik për zhvillim të dobët të kujtesës.

Ekspertët janë ende të pasigurt se pse gjumi i tepër mund të shkaktojë këtë gjendje, por ata kanë thënë se njerëzit me këtë problem kanë ndërprerje në trurin e tyre, çka i bënë ata të flenë më shumë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër