Gjykata cakton masën “detyrim paraqitje” për 15 personat e arrestuar në tubimin e PD

Nga D. V.
320 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjykata e Tiranës caktoi sot masën “detyrim paraqitje” për 15 protestuesit e arrestuar në protestën e së dielës të Partisë Demokratike.

Protesta e opozitës u zhvillua më 22 mars, ndërsa pati përplasje fizike përpara xhamisë së Namazgjasë mes deputetëve, protestuesve dhe policisë.

Pas protestës, 24 persona u shoqëruan në polici, katër prej të cilëve ishin të mitur, ndërsa nëntë prej tyre si dhe deputeti Klevis Balliu u proceduan në gjendje të lirë.

Avokatët e protestuesve Eda Grimci dhe Marash Logu bënë të ditur se sot pas verifikimeve edhe 15 të arrestuarit u liruan nga paraburgimi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër