Gjykata në Prishtinë cakton paraburgim ndaj pesë të pandehurve për krim të organizuar dhe narkotikë

Nga D. V.
863 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 qershor, Zhurnal.mk – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve D.SH., R.R., B.D., B.I. dhe I.B.

Të njëjtit dyshohen për përfshirje në veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe “Shpërlarja e parave”.

Sipas Gjykatës, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, është vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar dhe rrethana që justifikojnë caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin prej të pandehurve.

“Gjykata ka vlerësuar se caktimi i masës së paraburgimit është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real se të pandehurit, nëse lihen në liri, mund të arratisen dhe të shmangin përgjegjësinë penale, si dhe të pengojnë rrjedhën e procedurës penale”, thuhet në arsyetimin e aktvendimit.

Po ashtu, gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku për ndikim në dëshmitarë apo për asgjësim dhe fshehje të provave materiale.

Kundër këtij vendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër