Gjykata Supreme konfirmoi vendimin, 13 vjet burg për Vasil Jovanovin

Nga D. V.
1,192 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 Mars – Gjykata Supreme e hodhi poshtë kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit të Vasill Jovanov, i cili vitin e kaluar në kalimin për këmbësor në Shkup shekli Frosina Kulakovën. Me këtë vendim, dënimi me 13 vjet burg mbetet në fuqi, ndërsa personi i dënuar nuk ka më mundësi ligjore për uljen e tij.

Në kumtesën e publikuar në faqen e internetit të gjykatës theksohet se vendimi u mor pas një seance të këshillit të mbajtur më 11 mars të këtij viti, duke konfirmuar dënimin me 13 vjet burgim për Jovanovin.

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon opinionin se, duke vepruar sipas lëndës penale KVP2-22/26, pas mbajtjes së seancës së këshillit më 11.3.2026, ka marrë vendim me të cilin refuzohet si i pabazuar kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit të formës së prerë, e paraqitur nga i dënuari V. J. nga S., përmes avokatit të tij, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore Penale Shkup K-780/25 të datës 13.5.2025 dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit Shkup KzH-696/25 të datës 27.10.2025, me të cilat ai është shpallur fajtor për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 të Kodit Penal dhe është dënuar me burg në kohëzgjatje prej 13 (trembëdhjetë) vjetë” informojnë nga Gjykata Supreme.

Vasil Jovanov fillimisht u dënua me 12 vjet burg nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, por Gjykata e Apelit në Shkup ia rriti dënimin edhe për një vit.

Jovaniv më 29 janar 2025, duke drejtuar një “pezho 207”, pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit, goditi 22-vjeçaren Frosina Kulakova në Bulevardin “Aradhat partizane”, pas çka nga plagët e marra ajo ndërroi jetë në vendngjarje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër