Goce Naumovski zgjidhet gjykatës i ri kushtetues

Nga admin
317 e lexuar

Shkup, 18 shkurt – Me 63 vota “pro”, shtatë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi sot zgjodhi Goce Naumovskin gjykatës të ri kushtetues.

Pas zgjedhjes, Naumovski dha dhe nënshkroi një deklaratë solemne në Kuvend, në të cilën u zotua se do ta kryejë funksionin me ndërgjegje dhe përgjegjësi dhe do t’i respektojë Kushtetutën dhe ligjet. 

Pa debat dhe me 68 vota “pro”, si dhe asnjë kundër ose abstenim, Kuvendi në seancën e sotme të 85-të miratoi edhe Vendimin për dhënien e autorizimit për lidhjen e një marrëveshjeje kolektive individuale, të paraqitur nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër