Goditje ndaj drogës në Pallaticë, 20-vjeçarit i gjenden 15 paketime me marihuanë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 05 tetor, Zhurnal.mk – Një aksion i policisë antidrogë në Pallaticë ka përfunduar me arrestimin e një 20-vjeçari, raporton Tetovasot.

Sipas SPB Tetovë, më 5 tetor 2026, rreth mesnatës, zyrtarët e Sektorit për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë kanë arrestuar F.N. (20) nga Pallatica.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 15 paketime me marihuanë, ndërsa i dyshuari është ndaluar në stacionin policor.

Siç raporton Tetovasot, pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgatitet kallëzim penal për veprën e parashikuar në nenin 215 të Kodit Penal.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër