Dy fëmijë 14-vjeçarë të lënduar rëndë në një aksident të rëndë trafiku me tre makina në Gostivar

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 4 tetor Zhurnal.mk – Dy fëmijë 14-vjeçarë janë lënduar rëndë në një aksident trafiku në Gostivar, në të cilin kanë marrë pjesë tre makina dhe është dëmtuar edhe një automjet i parkuar.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), aksidenti është raportuar dje natën në orën 22:10 dhe ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Kej Vardar” dhe “Tode Bogdanovski”.

Në përplasje kanë marrë pjesë një “Golf” i drejtuar nga 18-vjeçari E.R., një “Golf” tjetër i drejtuar nga 19-vjeçari B.A. dhe një “BMW” i drejtuar nga 25-vjeçari M.M., të gjithë nga Gostivari. Në aksident është përfshirë edhe një automjet i parkuar “Passat”, pronë e 54-vjeçarit E.S.

Më rëndë kanë pësuar dy pasagjerët 14-vjeçarë. Pasi u është dhënë ndihma mjekësore në Qendrën Urgjente në Gostivar, ata janë transportuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Me lëndime trupore janë dëmtuar edhe dy shoferët e “Golfeve”, B.A. dhe E.R., si dhe pasagjerët A.S. dhe B.L.

Vëzhgimin në vendin e ngjarjes e ka kryer një ekip i Policisë së Gostivarit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër