Gordana Dimitrieska-Kochoska: Ribalancimi i Buxhetit për 2026 po hyn në fazën finale

Nga D. V.
1,071 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 Maj, Zhurnal.mk – Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Kochoska, njoftoi se po vazhdojnë takimet intensive të punës me ministritë resore në kuadër të përgatitjes së ribalancimit të Buxhetit për vitin 2026.

Siç bëri të ditur ajo, sot janë zhvilluar takime me përfaqësues dhe ekipe nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Ministria e Transportit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Ekonomisë.

Në takime është diskutuar për prioritetet, projektet aktuale dhe nevojat financiare të secilit resor, me qëllim të përgatitjes së një ribalancimi që do të sigurojë stabilitet dhe mbështetje për politikat zhvillimore.

“Qëllimi ynë është që përmes planifikimit të kujdesshëm, koordinimit dhe qasjes së përgjegjshme të krijojmë një ribalancim që do të sigurojë stabilitet financiar, mbështetje për politikat zhvillimore dhe realizim të projekteve që janë të rëndësishme për qytetarët dhe ekonominë”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Ajo shtoi se Qeveria vazhdon me punë intensive dhe dialog konstruktiv me institucionet, me fokus në menaxhimin efikas të financave publike, mbështetjen e rritjes ekonomike dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër