Grenell shpërthen ndaj Osmanit: Po gënjen! Me Kurtin keni qenë ekip katastrofë

Nga Xh M
839 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ish emisari amerikan Ballkanin, Richard Grenell, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me administratën amerikane dhe mbështetjen për Kosovën.

Në një postim në rrjetin social X, Grenell ka akuzuar Osmanin se po gënjen dhe ka kritikuar qeverisjen aktuale në Kosovë.

“Ajo po gënjen. Ekipi Kurti/Osmani ka qenë një katastrofë dhe të gjithë po e shohim qartë këtë. Ajo do të thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike”, ka shkruar Grenell.

Reagimi i tij erdhi pasi Osmani deklaroi se administrata e dytë e Donald Trump është administrata më pro-kosovare në SHBA që nga koha e George W. Bush, dhe kur Kosova shpalli pavarësinë.

Në deklaratën e cituar, Osmani kishte thënë gjithashtu se administrata e Joe Biden kishte kërkuar vazhdimisht nga Kosova veprime të caktuara në raport me dialogun dhe zhvillimet politike në rajon.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër