Greqia, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bullgaria janë dakorduar për zgjerimin e Korridorit Vertikal

Nga B.M
500 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 maj, Zhurnal.mk – Në takimin e katërt ministror për energjetikë dhe ndërlidhje në Evropën Juglindore, i cili u mbajt në Athinë, ministrat dhe përfaqësuesit përgjegjës për energjetikën nga Greqia, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ranë dakord për zgjerimin e Korridorit Vertikal drejt Ballkanit Perëndimor, përcjell Zhurnal.mk.

Sipas Ministrisë greke të Mjedisit dhe Energjetikës, në takim u diskutua për sfidat që lidhen me sigurinë energjetike evropiane dhe rajonale, forcimin e ndërlidhjeve dhe bashkëpunimit energjetik në rajon, si dhe nevojën për përshpejtimin e projekteve strategjike të infrastrukturës energjetike.

“U dakorduam për zgjerimin e Korridorit Vertikal me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, si dhe për institucionalizimin e bashkëpunimit mes katër vendeve”, deklaroi Stavros Papastavru.

Ai shtoi se takimi i ardhshëm do të mbahet në Beograd në muajin shtator.

“Me një vizion të përbashkët dhe një plan të qartë, energjia po bëhet forcë për lidhje dhe prosperitet në rajon”, porositi Papastavru.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër