Hamza në 37-vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës: Sakrifica e tyre ishte frymëzim në rrugën tonë drejt rezistencës

Nga D. V.
546 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza në 37-vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës ka thënë se duke ngritur zërin për dinjitet dhe për të drejtat e popullit, minatorët u bënë simbol i guximit dhe solidaritetit.

Ai shkruan se tani detyra e tyre është ta ruajnë, ta forcojnë dhe zhvillojnë shtetin.

“Sot, në 37-vjetorin e grevës së madhe të minatorëve të Trepçës, kujtojmë këtë moment të rëndësishëm të qëndresës sonë kombëtare. Duke ngritur zërin për dinjitet dhe për të drejtat e popullit tonë, minatorët u bënë simbol i guximit dhe solidaritetit. Sakrifica e tyre ishte frymëzim në rrugën tonë drejt rezistencës, lirisë dhe pavarësisë. Sot, detyra jonë është ta ruajmë, ta forcojmë dhe ta zhvillojmë shtetin e Kosovës, duke garantuar drejtësi, barazi dhe mundësi për çdo qytetar, pa dallim. Mirënjohje e përhershme për minatorët tanë!”, ka shkruar Hamza.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër