Haradinaj i ashpër me Kurtin: Ti shpenzon pare, ushqen zagarë, me fy shqiptarë

Nga D. V.
350 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 2 prill – Zhurnal.mk – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka pasur kritika ndaj qeverisë Kurtiduke i quajtur edhe „zagarë“, raporton Ekonomia Online.

Për këtë i reagoi ministrja Donika Gërvalla.

„Sot ndodhemi në këtë foltore dhe duhet me e dëshmu këtë mashtrim në mënyrën më të keqe të mundshme. E para, kolegu që foli para meje këtu, është i asaj pjese të pushtetit. Mbajnë përgjegjësi për çmimet, mbajnë përgjegjësi për vjedhjen që po na ndodh në energji, për faturat që po na vijnë. Ky dhe qeveria e tij edhe ju mbani përgjegjësi, nuk mundeni me i ikë kësaj përgjegjësie në asnjë variant. As mundeni me u fshehë pas këtij ligjit të avant, asgjë. Oligarkët e tu, kryeministër, janë duke i shitur dhe duke i blerë energji edhe po ashtu kompanitë përditë e më shumë i ulen në tavolinë këtu. Duhet të ketë një korrektësi në këtë rast. E dyta thotë, po financohen mediat me thasë. Shikoni çka po thotë ky. Shikoni mirë çka po thotë, po financohen mediat me thasë. Ky shpenzon më së shumti para duke u ushqyer zhagarët, me fytyrë të pastër, me fytyrë të pastër, me fytyrë të pastër, duke i dhënë para, duke i dhënë para me fytyrë të pastër. Ju jeni ata që keni mbetur këtu. Ju keni zhagarë, keni hajna, keni zhagarë që vijnë e na lyejnë këtu në fytyrë, publikisht vazhdojnë me e bë edhe sot. E vërtetë! Edhe gjithë juve, edhe gjithë atyre, edhe ata që po e mbrojnë janë qashtu zagarë… po, janë zagarë“, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër