Bebe Rexha dominon edhe në Shazam, kënga e saj e re “New Religion” është më e kërkuara nga fansat në këtë platformë

Nga D. V.
395 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Artistja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka ndarë së fundmi një tjetër sukses me fansat e saj, duke konfirmuar edhe një herë ndikimin e saj në skenën ndërkombëtare të muzikës.

Kënga e saj më e fundit “New Religion”, në bashkëpunim me grupin Faithless, ka pasur një performancë të shkëlqyer në top-listat britanike dhe amerikane, madje duke arritur edhe vendin e parë në iTunes.

Megjithatë, projekti muzikor po dominon edhe në një tjetër platformë të njohur globale, Shazam. Rexha ka ndarë me ndjekësit e saj në X (ish-Twitter) një fotografi që tregon se “New Religion” ndodhet aktualisht në krye të kërkimeve në Shazam.

“Shazam nuk gënjen”, ka shkruar në X këngëtarja shqiptare me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

Ky rezultat tregon se fansat e muzikës në mbarë botën po shprehin interes të madh për këngën, duke përdorur aplikacionin për të identifikuar titullin dhe artisten që e interpreton.

– YouTube  youtu.be

“New Religion” konsiderohet një nga këngët më të suksesshme të albumit të saj të ri në ardhje, “Dirty Blonde”, i cili pritet të publikohet i plotë në qershor. Ky sukses i radhës forcon edhe më shumë pozicionin e Bebe Rexhës në tregun ndërkombëtar të muzikës dance dhe pop.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër