Haradinaj: Kurti dhe Albulena qëllimshëm ia kanë djegë Kosovës afatin kushtetues

Nga Xh M
619 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 8 gusht Zhurnal.mk – Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, se me qëllim e kanë lënë të skadojë afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

Para fillimit të seancës së stome, Haradinaj ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve janë certifikuar më shumë se një muaj më parë, por sipas tij, gjatë kësaj periudhe nuk është ndërmarrë asnjë veprim për përgatitjen e seancës konstituive.

“Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu me qëllim ia kanë djegur Kosovës afatin kushtetues. Certifikimi i rezultateve ka ndodhur para më shumë se një muaji, diku rreth 40 ditë, dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim që do të ishte përgatitje për seancën e parë”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka kritikuar edhe caktimin e seancës në ditën e fundit të afatit, duke pretenduar se kjo është bërë qëllimisht për të çuar vendin në një situatë të bllokuar institucionale.

Sipas Haradinajt, mosrespektimi i afatit kushtetues ka penguar procesin e formimit të institucioneve të reja, përfshirë zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit, qeverisë dhe presidentit.

“E kanë shtyrë seancën në datën e fundit qëllimisht dhe e kanë djegur afatin kushtetues, me zgjedh kryesinë e Kuvendit, me zgjedh kryetarin, me zgjedh qeverinë, me zgjedh presidentin”, është shprehur Haradinaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër