Haradinaj në përvjetorin e vëllait, Luanit: Krenaria për sakrificën dhe heroizmin e tij mbizotëron mbi dhimbjen

Nga D. V.
597 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 6 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot në Deçan dhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan heroin e Kosovës, Gjeneralmajor Luan Haradinaj, si dhe veprimtarin e çështjes kombëtare, Smajl Haradinaj.

Në këtë ditë përkujtimore, që përkon edhe me 6 majin, datën e lindjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, u shënua edhe 29-vjetori i rënies së Luan Haradinajt.

Gjatë homazheve u theksua roli i Luan Haradinajt në organizimet çlirimtare dhe ndikimi i tij në mobilizimin e luftëtarëve që iu bashkuan rrugës së lirisë deri në fitore.

Ramush Haradinaj vlerësoi se sakrifica dhe heroizmi i tij, si dhe i bashkëluftëtarëve, përbëjnë themelin e lirisë së Kosovës.

Ai theksoi se, pavarësisht dhimbjes, krenaria për sakrificën dhe heroizmin e tyre do të mbizotërojë gjithmonë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër