Haradinaj përkujton dëshmorët e 9-10 gushtit 1998: Para jetës së tyre vendosën lirinë e Atdheut

Nga D. V.
478 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 gusht, Zhurnal.mk – Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët e rënë gjatë gushtit të vitit 1998.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka kujtuar Bekim Berishën-Abejën, Bedri Shalën, Elton Zherkën, Përmet Vulën dhe Jusuf Kelmendin, për të cilët tha se i kishte pasur krah në shumë beteja.

Ai ka përmendur edhe Agim Bajramin, Xheladin Kurtajn dhe Besnik Beguncën, të cilët ranë më 9 dhe 10 gusht 1998.

“Më 9 dhe 10 gusht, ranë në altarin e lirisë bijtë e kombit: Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj e Besnik Begunca.Luftëtarë të pashoq, trima e atdhetarë, që para jetës së tyre vendosën lirinë e Atdheut të pushtuar. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre! Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut!”, shkroi Haradinaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër