Haradinaj takon kolonelin britanik Chris Warren: Mik i madh i Kosovës dhe mbështetës i rrugës drejt NATO-s

Nga D V
563 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë,15 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kolonelin britanik Chris Warren, të cilin e cilësoi si një mik të madh të Kosovës dhe një nga oficerët e parë të NATO-s që hyri në vend pas luftës.

Haradinaj bëri të ditur se gjatë takimit e falënderoi Warren për angazhimin e tij historik në mbështetje të Kosovës në periudhat më të vështira, si dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e sigurisë së vendit.

Ai gjithashtu e inkurajoi kolonelin britanik që të vazhdojë të jetë pranë Kosovës edhe në proceset e ardhshme, veçanërisht në rrugëtimin drejt anëtarësimit në NATO.

“Faleminderit, Chris, dhe të gjithë ushtarëve britanikë që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në forcimin e Kosovës dhe sigurisë së saj”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, mbështetja e aleatëve ndërkombëtarë mbetet e rëndësishme për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër