Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, vlerëson mbështetjen ndaj Kosovës

Nga D V
797 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 28 gusht, Zhurnal.mk – Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Republikën e Turqisë me rastin e Ditës së Fitores.

Haradinaj ka shprehur urimet e tij për stafin diplomatik turk në Kosovë, personelin ushtarak turk që shërben në kuadër të KFOR-it, si dhe për shtetin dhe popullin turk.

Ai ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës gjatë proceseve të shtetndërtimit, duke theksuar se miqësia mes dy vendeve është dëshmi e marrëdhënieve të veçanta ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër