Haxhiu mbledh nesër liderët e partive politike

Nga D V
605 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 30 korrik, Zhurnal.mk – Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar për ditën e premte një takim me kryetarët e subjekteve politike që kanë siguruar ulëse në legjislaturën e re.

Mbledhja do të nisë në orën 11:00 dhe synon përgatitjen e seancës konstituive të Kuvendit, e cila është caktuar më 6 gusht.

Në rend dite të seancës konstituive parashihen formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve, betimi i deputetëve, si dhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

“Rendi i ditës: Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kuvendit të Kosovës.

Sipas procedurave parlamentare, mbledhjen përgatitore e thërret kryetari i legjislaturës së kaluar, ndërsa seanca konstituive drejtohet nga deputeti më i moshuar, i asistuar nga deputeti më i ri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër