Haxhiu: Pavarësinë e nderojmë nëse punojmë me institucione funksionale që funksionojnë me integritet

Nga B.M
468 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka uruar qytetarët në 18-vjetorin e Pavarësisë e ku ka thënë se pavarësinë e nderojnë duke punuar me institucione funksionale të cilat funksionojnë me integritet e profesionalizëm, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu pas ngritjes së flamurit në një ceremoni, tha se sot po ashtu kujtojnë me ndërtim të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për pavarësi.

“Sot shënojmë 18-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, mbase një republikë e re, por jo edhe aq e re për të kuptuar se liria kërkon angazhim të përditshëm. Sot, por edhe çdo ditë tjetër, kujtojmë me nderim dhe respekt të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për pavarësinë që ne sot e gëzojmë. Pra, dëshmorët e kombit dhe martirët. Por po ashtu nderojmë edhe figurat e larta që kontribuan në rrethana dhe periudha të ndryshme për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës. Pavarësinë e nderojmë nëse punojmë me institucione funksionale që funksionojnë me integritet dhe po ashtu me profesionalizëm”, tha Haxhiu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër