Haxhiu pret në takim ambasadoren Gaidatzi, diskutojnë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 nëntor, Zhurnal.mk – Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Vaiani Gaidatzi.

Haxhiu, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se me të ka biseduar bisedova për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit, si dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet dy parlamenteve.

Postimi i plotë:

Sot prita në takim shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Vaiani Gaidatzi, të cilës i urova mirëseardhje dhe suksese në detyrën e saj.

Me ambasadoren bisedova për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit, si dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet dy parlamenteve.

Vëmendje të veçantë i kushtova rrugës evropiane të Kosovës, sidomos në prag të presidencës greke të Këshillit të BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2027. Vlerësova mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të rajonit dhe theksova rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE.

artikuj të ndërlidhura