Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Nga D V
633 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 9 korrik Zhurnal.mk –  U.D Presidentja Albulena Haxhiu ka vizituar Zyrën Kombëtare të Auditimit, ku edhe është takuar me auditoren e përgjithshme, Vlora Spanca.

Haxhiu, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se gjatë takimit është diskutuar për njohjet ndërkombëtare të ZKA-së, bashkëpunimin me Prokurorinë në trajtimin e gjetjeve të auditimit, si dhe ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale.

Haxhiu, ka thënë se do të vazhdoj të mbështes çdo përpjekje që forcon integritetin, transparencën dhe menaxhimin e përgjegjshëm të parasë publike.

Postimi i saj i plotë:

Sot vizitova Zyrën Kombëtare të Auditimit, ku pata kënaqësinë të takoja Auditoren e Përgjithshme, znj. Vlora Spanca, si dhe stafin e përkushtuar të këtij institucioni.

Auditimi i pavarur është një nga shtyllat kryesore të qeverisjes së mirë dhe llogaridhënies institucionale. Prandaj e vlerësoj lart punën profesionale të ZKA-së dhe rolin e saj në forcimin e transparencës në institucionet publike.

Gjatë takimit diskutuam për njohjet ndërkombëtare të ZKA-së, bashkëpunimin me Prokurorinë në trajtimin e gjetjeve të auditimit, si dhe ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale.

Do të vazhdoj të mbështes çdo përpjekje që forcon integritetin, transparencën dhe menaxhimin e përgjegjshëm të parasë publike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër