Hiqet pas një dite billbordi “Mirë se vini në Shkup”, pas reagimeve të shumta në opinion

Nga R.ZH
1,918 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 korrik, Zhurnal.mk – Billbordi i vendosur në hyrje të Shkupit, përmes të cilit kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, u uronte mirëseardhje vizitorëve, është larguar vetëm një ditë pas vendosjes së tij.

Heqja e billbordit vjen pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, ku qytetarë, organizata dhe përfaqësues politikë kritikuan mënyrën e realizimit dhe përmbajtjen e tij.

Sipas komenteve të publikuara, në përgatitjen e billbordit dyshohet se është përdorur inteligjenca artificiale, ndërsa u ngritën vërejtje se një pjesë e objekteve ishin paraqitur në mënyrë joreale dhe se ishin bërë gabime në paraqitjen e simboleve të njohura të kryeqytetit.

Kritika pati edhe për mospërfshirjen e objekteve të tjera fetare dhe kulturore, veçanërisht të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, si dhe për mungesën e gjuhës shqipe në mbishkrimin e vendosur në hyrje të qytetit.

Me reagime publike dolën edhe këshilltarët shqiptarë në Këshillin e Qytetit të Shkupit, të cilët kërkuan respektimin e karakterit multietnik të kryeqytetit, ndërsa kritikave iu bashkua edhe partia “E Majta”.

Qytetarët njoftuan gjatë ditës së sotme se billbordi tashmë ishte larguar nga vendi ku ishte vendosur.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër