Hoti: Eksperimente me LDK-në dhe me të ardhmen e saj nuk do të ketë

Nga D. V.
736 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 qershor, Zhurnal.mk – Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë një reagim pasi nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, kërkoi marrëveshje me VV-në.

Hoti e ka cilësuar këtë si eksperiment, teksa ka dalë kundër kësaj ideje.

Ai ka thënë se zgjedhjet treguan se LDK duhet të rikthehet fuqishëm të elektorali i saj tradicional.

“Rezultati ka dhënë një mesazh të qartë: LDK duhet të rikthehet fuqishëm te elektorati i saj tradicional, te vlerat e saj dhe te vizioni që e ka ndërtuar këtë parti. Duhet të luftojmë çdo mentalitet që dobëson aleancat tona historike dhe cenon rrugën euroatlantike të Kosovës.

LDK nuk është pronë e askujt dhe nuk mund të jetë peng i interesave personale. LDK është më e madhe se secili individ, është një mision politik dhe historik”, ka shkruar Hoti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër