Humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva, dyshohet se ra nga skelet gjatë punës

Nga Xh M
610 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ulqin, 14 qershor Zhurnal.mk – Një ngjarje tragjike ka tronditur Malishevën dhe mbarë opinionin publik shqiptar. 17-vjeçari me inicialet E.K. ka humbur jetën të shtunën në Ulqin, në rrethana tepër të rënda.

Sipas informacioneve të para, i riu ishte duke punuar në momentin e aksidentit, kur dyshohet se është rrëzuar nga një skelet ndërtimi, duke pësuar lëndime fatale.

Lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, të afërmit dhe miqtë. Raportohet se E.K. ishte djali i vetëm i familjes, gjë që e bën tragjedinë edhe më të rëndë.

Miqtë dhe shokët e tij kanë shprehur ngushëllime prekëse në rrjetet sociale, duke e kujtuar si një djalë të sjellshëm, punëtor dhe të dashur për të gjithë.

Autoritetet pritet të zbardhin plotësisht rrethanat e aksidentit tragjik që i mori jetën të riut nga Malisheva.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër