Hungaria i bashkohet Prokurorisë Publike Evropiane, hapet rruga për hetime mbi fondet e BE-së

Nga Xh M
441 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Budapest, 10 korrik Zhurnal.mk – Komisioni Evropian ka miratuar kërkesën e Hungarisë për t’iu bashkuar Prokurorisë Publike Evropiane (EPPO), institucionit përgjegjës për hetimin e mashtrimeve, korrupsionit dhe keqpërdorimit të fondeve të Bashkimit Evropian, raporton Euronews.

Vendimi është përshëndetur nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila e cilësoi anëtarësimin e Hungarisë si një hap të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e buxhetit evropian.

Përmes këtij vendimi, Prokuroria Publike Evropiane do të ketë kompetencë të hetojë raste që lidhen me fondet e BE-së në Hungari që nga 1 qershori i vitit 2021, kur ky institucion nisi zyrtarisht aktivitetin.

Kjo i hap rrugën hetimeve edhe për pretendime të mundshme për keqpërdorim të fondeve evropiane gjatë periudhës kur vendi drejtohej nga ish-kryeministri Viktor Orbán.

Qeveria e re e kryeministrit Péter Magyar, e dalë pas zgjedhjeve parlamentare të prillit, kishte premtuar forcimin e luftës kundër korrupsionit. Ndërkohë, Orbán kishte refuzuar për vite me radhë anëtarësimin në Prokurorinë Publike Evropiane, duke argumentuar se kjo mund të cenonte sovranitetin e Hungarisë.

Bashkimi Evropian ka ngritur vazhdimisht shqetësime për rrezikun e korrupsionit në Hungari dhe ka pezulluar një pjesë të konsiderueshme të fondeve evropiane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër