I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain

Nga L. M
610 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Është shtyrë seanca paraprake ndaj Erjon Isait, kryetar i bashkisë Kolonjë.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se seanca e radhës do të mbahet më 9 shtator.

Isai dhe 15 persona të tjerë akuzohen për shkelje të procedurave të prokurimit publik.

Sipas njoftimin në SPAK, më herët në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i rrugës Korçë Ersekë, Loti 2 (pjesa parë)” konkretisht për gjykim janë dërguar, kryebashkiaku i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-nënkryetaren e tij, Eljona Mydini, shtatë ish-punonjës të ARRSH, gjashtë ish-punonjës bashkiakë si dhe një punonjëse të shoqërise “A& E Enginieering”sh.p.k.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër