I burgosuri gjendet i vdekur në burgun e Këshanjës në Kumanovë

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 tetor, Zhurnal.mk – Një i dënuar 62-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e 22 tetorit në burgun e Këshanjës, në rajonin e Kumanovës.
Sipas Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë, rasti është raportuar në polici në orën 07:20. I ndjeri, me inicialet A.S., ishte nga fshati Bansko i rajonit të Strumicës.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar në Mjekësinë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.
Në vendin e ngjarjes ka kryer këqyrje një ekip i SPB-së së Kumanovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër