“I kemi mundësitë reale, urojmë të arrijmë marrëveshje”, Kurti para takimit me Abdixhikun

Nga D V
549 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 31 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës për takimin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, raporton Ekonomia Online.

Kurti para mediave ka thënë se të dyja palët e kanë vullnetin e mirë dhe mundësitë reale për arritjen e pajtueshmërisë për çështjen e presidentit.

“E kemi vullnetin e mirë, i kemi mundësitë reale. Tash po ecim përpara, siç po e shihni, dhe urojmë të arrijmë në një marrëveshje“, tha Kurti.

Takimi i fundit mes dy liderëve u mbajt të shtunën mbrëma, por pas përfundimit të tij nuk pati detaje konkrete.

Në takim ka qenë e pranishme edhe ish-presidentja Vjosa Osmani që në zgjedhjet e fundit garoi në listën e LDK-së.

Kurti dhe Abdixhiku janë takuar tashmë disa herë në negociatat për formimin e institucioneve, ndërsa së fundmi takimet po mbahen vetëm në kuadër të gjetjes së një emri për president.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër