Ibrahimaj: Përshpejtimi i pagesave elektronike, prioritet për formalizimin e ekonomisë

Nga D. V.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me grupet e interesit për Cashless Albania.

Gjatë takimit u rikonfirmua përshpejtimi i pagesave elektronike si prioritet për formalizimin dhe transparencën e ekonomisë.

Gjatë takimit u theksua zbatimi i detyrimit për të paktën një metodë elektronike pagese në turizëm dhe transport.

Ministrja Ibrahimi tha se “në takim u sqarua se detyrimi nuk kufizohet vetëm te POS, por përfshin edhe softPOS dhe QR Code me kosto më të ulët për biznesin”.

Pjesë e diskutimeve ishte edhe ecuria e procesit për uljen e kostove ndërbankare (interchange fee).

“Cashless Albania është një hap konkret drejt një ekonomie më efikase dhe më të besueshme”, tha Ibrahimaj në një postim në rrjetet sociale.

Cashless Albania synon të lehtësojë shërbimet financiare, të rrisë sigurinë dhe të luftojë ekonominë informale.

postime të lidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër

Privacy & Cookies Policy