“Më gjeni një rrugë të iki në shtëpi!” – E bllokuar prej orësh në juglindje, gruaja humb ndjenjat

Nga Xh M
468 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prej orëve të mesditës së të shtunës, situata në juglindje të vendit paraqitet kaotike për shkak të devijimit të qarkullimit të automjeteve në rrugë alternative pas bllokimit të segmentit rrugor Librazhd-Pogradec.

Qytetarët kanë mbetur të bllokuar prej orësh për shkak të trafikut të krijuar nëpër rruget alternative. Një qytetar thotë se ka mbetur i bllokuar që prej orës 13:00, dhe se nuk ka mundur të kalojë për të ikur në shtëpi.

“U kthyem nga rruga sot ka qenë një katastrofë e vërtetë. U kthyem nga Qukësi policia na tha të ndjekim rrugën për në Lozha, aty ishte e bllokuar tani nuk dimë as ku të ikim. Kam që në orën 13 i bllokuar. Nuk e di ku do të shkojmë tani apo ku do të kalojmë natën”, shprehet një nga qytetarët.

Ndërkohë, një grua, e revoltuar bëri thirrje për t’i gjetur një mënyrë për të ikur në shtëpi. Nga ngarkesa e madhe emocionale, asaj i ra edhe të fikët.

“Mos kesh rrugë të ikësh në shtëpi. Më gjeni rrugën nga të iki në shtëpi”, është shprehur ajo përpara se të humbë ndjenjat dhe të pranishmit t’i vinin në ndihmë.

Një shofer në Mgolicë thotë se situata është katastrofrike dhe se janë të bllokuar prej tre orësh. Ai thekson se megjithë prezencës së policisë, situata mbetet e keqe.

“Kjo rrugë është e vështirë. Nuk kalojnë dot dy makina. Jemi bllokuar”, theksoi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër