Igballe Huduti pjesë e protestave në Shqipëri, Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinejadin e Iranit

Nga D. V.
1,876 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 25 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vazhduar të drejtojë akuza ndaj Iranit se ka gisht me protestën e organizuar për Zvërnecin.

Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar edhe fotografi të Igballe Hudutit, e cila ka marrë pjesë në protestë, si dhe një imazh ku ajo shihet përkrah ish-presidentit iranian Mahmoud Ahmadinejad.

Sipas Ramës, personat e përfshirë në protestë kanë lidhje me qëndrime pro-iraniane.

“Shikojini vetë dy fotot. Është i njëjti personazh i ardhur me karvanin e ‘diasporës’ së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllaun e vrarë, kasapin e regjimit të Teheranit, gjeneralin famëkeq Kasem Sulejmani,” ka shkruar Rama.

Ai shtoi se personi i publikuar në foto shfaqet gjithashtu me Ahmadinejadin, të cilin e quajti “kryeshërbëtor famëkeq i ajatollahëve të errësirës”. /Telegrafi/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër