​IHMK bëhet pjesë e rrjetit evropian EUMETNET, hap i madh për meteorologjinë në Kosovë

Nga D V
736 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 9 korrik Zhurnal.mk – Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në kuadër të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), ka nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit me EUMETNET, Rrjetin Evropian të Shërbimeve Kombëtare Meteorologjike dhe Hidrologjike, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt integrimit në komunitetin profesional evropian.

Sipas një njoftimi të IHMK-së, kjo marrëveshje krijon mundësi të reja për modernizimin e shërbimeve meteorologjike dhe klimatike në Kosovë, përmes pjesëmarrjes në programet OPERA, E-WFC (C-SRNWP dhe E-Nowcasting), Climate, EUMETCAL dhe Capacity Capability Area Management.

Përmes këtij bashkëpunimi, IHMK do të përfitojë nga shkëmbimi i të dhënave, ekspertizës, trajnimeve profesionale dhe praktikave më të mira evropiane, me synim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve që ofron.

Marrëveshja pritet të kontribuojë në përmirësimin e parashikimeve meteorologjike, zhvillimin e shërbimeve klimatike, forcimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm, ngritjen e kapaciteteve profesionale të institutit dhe harmonizimin e shërbimeve me standardet evropiane.

Sipas IHMK-së, ky është një zhvillim i rëndësishëm për forcimin e rolit të institucionit dhe për ofrimin e shërbimeve gjithnjë e më cilësore për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër