IKMT aksion në Vlorë! Shemb një objekt, ishte i ndërtuar pa leje…

Nga Xh M
226 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vlorë, 9 prill Zhurnal.mk – Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur këtë të enjte aksionin për shembjen e një objekti të ndërtuar pa leje në fshatin Risili, në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja erdhi pas një denoncimi për ndërtimin në fjalë.

Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, raporton se në orët e pasdites, inspektorët e IKMT-së janë paraqitur në terren për të vijuar me procedurat e prishjes së objektit.

Objekti i prishur ishte ndërtuar nga banorët e fshatit Risili si depo uji, por rezultonte i kundraligjshëm dhe pa leje ndërtimi. Për këtë arsye, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nga Tirana, i cili mbërriti sot në zonë, ndërhyri për prishjen e këtij ndërtimi të paligjshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër