Industria postare në Kinës regjistroi rritje të qëndrueshme si në të ardhura ashtu edhe në vëllimin e shpërndarjes në dy muajt e parë të vitit, treguan të dhënat e publikuara të premten nga Zyra Shtetërore e Postës.
Nga janari deri në shkurt, sektori postar trajtoi 33.14 miliardë pako, duke shënuar një rritje prej 5.6 për qind në baza vjetore.
Dërgesat ekspres përbënin 30.49 miliardë pako, një prej 7.1 për qind, citon “Xinhua”.
Gjatë së njëjtës periudhë, të ardhurat totale të biznesit të sektorit postar arritën në 291.98 miliardë juanë (rreth 42.38 miliardë dollarë amerikanë), duke shënuar një rritje prej 7.4 për qind në baza vjetore.
Nga totali, shërbimet e dërgesave ekspres gjeneruan 238.54 miliardë juanë, duke shënuar një rritje prej 7.9 për qind.
Dërgesat ekspres brenda qytetit arritën në total 2.13 miliardë pako, duke shënuar një rënie prej 4.8 për qind në baza vjetore, ndërsa dërgesat ndërqytetas arritën në 27.68 miliardë pako, duke shënuar një rritje prej 8.2 për qind.
I nxitur nga konsumi i fuqishëm online, tregu i dërgesave ekspres në Kinë ka qenë më i madhi në botë për vite me radhë.
