Isen Shabani shpalli fitoren në komunën e Vrapçishtit

Nga B.M
931 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vrapçishtë, 11 janar – Kandidati i Aleancës për Kombëtarët e Integruar (AKI), Isen Shabani, ka shpallur fitoren në Komunën e Vrapçishtit pas përfundimit të numërimit të votave, mëson eksluzivisht TS.

Isen Shabani ka fituar ndaj Zuli Demirit, kandidatit të pavarur i cili u mbështet nga VLEN-i dhe Partia e Ziadin Selës.

Shabani përmes portalit TS ka falenderuar qytetarët për besimin e dhënë dhe theksoi se ky rezultat është një motiv shtesë për të punuar për zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së komunitetit lokal.

Zgjedhjet në këtë komunë u zhvilluan në kushte të qeta dhe numërimi i votave u përfundua pa incidente të raportuara.

Rezultatet e shpallura nga Shabani përputhen me raportimet paraprake nga vendvotimet lokale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër