Ish-këshilltari hoxhallar i Glauk Konjufcës lajmërohet nga baushtella në Gjermani

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Berlin, 1 nëntor Zhurnal.mk – Drilon Gashi, ish-këshilltar i Glauk Konjufcës për një periudhë kur tani ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës shërbente si kryetar i Kuvendit, ka shkruar një postim në Facebook, duke treguar se ka përfunduar duke shtruar pllaka në Gjermani për shkak të, siç thotë vetë, mungesës së perspektivës në Kosovë.

Ai tha se s’po shkruan “për t’u viktimizuar, por për të treguar një të vërtetë që shumë shqiptarë e jetojnë në heshtje”.

“Kam kaluar rreth 25 vjet të jetës duke studiuar teologji, filozofi dhe shkenca humane. Kam shërbyer si imam, kam punuar këshilltar i Kryekuvendarit, kam vazhduar studimet në Psikoterapi dhe jam përpjekur të ndërtoj një jetë me dije e punë të ndershme. Por sot, në moshën 39-vjeçare, jam këtu, në Baushtellë, duke vendosur pllaka, duke bartur kova e duke punuar me duart e mia…”, ka shkruar ai ndër tjerash.

Drilon Gashi ishte shkarkuar nga Konjufca në vitin 2023 pas vendimit të dënimit të tij për dhunë në familje ku kishte sulmuar gruan e tij.

Drilon Gashi që kishte shërbyer edhe si imam në Pejë ishte përjashtuar nga BIK për shkak të mospajtimeve me qëndrimet e tij publike. Ai ishte treguar liberal dhe kishte shfaqur bindjet e tija përtej dogmës islame.

artikuj të ndërlidhura