Ish-kryeministri socialist Tsipras drejt krijimit të një partie të re

Nga D. V.
409 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Athinë, 3 prill, Zhurnal.mk –Ne do të jemi të pranishëm në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen, deklaroi ish-kryeministri grek Alexis Tsipras në një intervistë me televizionin ANT1, duke iu referuar lëvizjes së tij të re politike, e cila ai deklaroi se do të jetë gati në shtator ose më herët nëse është e nevojshme në rast zgjedhjesh të parakohshme.

Tsipras, i cili qeverisi Greqinë nga viti 2015 deri në vitin 2019 gjatë viteve të trazuara të krizës së borxhit, dha dorëheqjen si president i partisë së majtë radikale, ”Syriza”, në vitin 2023, pas zhgënjimit të fundit zgjedhor.

Vjeshtën e kaluar Tsipras botoi kujtimet e tij politike në librin me titull “Ithaki”.

Ish-kryeministri theksoi se iniciativa e re politike aspiron të jetë pika e takimit të tre rrymave historike politike: e majta radikale, demokracia sociale dhe ekologjia politike.

Tsipras shtoi se ai do të ketë një vizion të qartë me propozime realiste sepse “partitë lindin nga nevojat e shoqërisë”.

Lidhur me përvojën e tij të mëparshme politike, ai shtoi se “kam mësuar nga gabimet e mia dhe nuk jam më i njëjti Tsipras dhe nuk kam asgjë për të provuar”.

Ish-lideri i së majtës radikale sulmoi më pas kryeministrin aktual konservator, Kyriakos Mitsotakis, i cili është vënë nën presion të fortë ditët e fundit nga skandali që përfshinte mashtrime të përhapura në subvencionet e Politikës së Përbashkët Bujqësore të BE-së.

“Në rrethana normale, ai duhet të kishte shpallur zgjedhje të parakohshme. A është e mundur të mbahet një qeveri që tashmë ka 40 anëtarë, përfshirë zyrtarë qeveritarë, ministra dhe parlamentarë, të cilët kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre për shkak të skandaleve të ndryshme, të mëdha dhe të vogla, gjatë shtatë viteve?” pyeti ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër