Ish-ministri ​Aliu në Prokurorinë Speciale

Nga D. V.
511 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 5 gusht, Zhurnal.mk – Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Ai ka tri orë që ndodhet në Prokurori.

Aliu po intervistohet në lidhje me një rast të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte ministër në Qeverinë Kurti, pozitë të cilën e mbajti deri në gusht të vitit 2025, kur dha dorëheqje, raporton Kp.

Aktualisht, ai ushtron pozitën e drejtorit të portit të Durrësit në Shqipëri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër