Shasivari – Ulusoj: Shkëmbim i përvojave me Turqinë dhe projekte të përbashkëta në gjyqësor

Nga D. V.
614 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 gusht, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Republikës së Turqisë në vend, Fatih Ulusoy, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe mbështetjen e proceseve reformuese.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, në takim u bisedua për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, si dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta, trajnimeve dhe aktiviteteve që synojnë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të drejtësisë të dy vendeve.

Shasivari vlerësoi Turqinë si një partner të rëndësishëm në procesin e reformave, ndërsa shprehu mirënjohje edhe për ftesën për të marrë pjesë në Samitin Ndërkombëtar “Ardhmëria e Drejtësisë”, që do të mbahet në Stamboll dhe që synon shkëmbimin e përvojave për avancimin e sundimit të ligjit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër