Ish-presidenti Hashim Thaçi arriti në Burojë për të bërë nderime te varri i babait të tij

nga D. V.

Ish- presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot arriti nga Haga në Kosovë për të bërë nderime te varri i babait të tij Haxhi Thaçi në Burojë të Skenderajt, raporton Ekonomia Online.

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë për moslejimin e pjesëmarrjes së Hashim Thaçit në varrimin e babait të tij kishte shkaktuar reagime të shumta në Kosovë.

Haxhi Thaçi është varrosur të martën, më 18 mars 2025, në prani në një numri të madh të qytetarëve nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët.

Babai i ish-presidentit Thaçi vdiq të dielën, pas keqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ndonjë ditë më parë, Hashim Thaçi vizitoi të atin në Klinikën Interne të QKUK-së, ku tashmë i ndjeri po trajtohej.

FOTO: EO

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More