Ish-prokurori Blakaj: 10 vjet më parë, patëm kryer gërmime në Zveçan, ishte atmosferë tensioni

Nga D V
713 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 29 korrik, Zhurnal.mk – Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, ka bërë të ditur se 10 vjet më parë, me një grup bashkëpunëtorësh nga IML-ja dhe hetues të krimeve të luftës, kishin kryer gërmime për gjetjen e mbetjeve mortore në Mala Jabuka të Zveçanit.

Duke iu referuar nisjes së gërmimeve të djeshme në Zubin-Potok, Blakaj thotë se pikërisht mbetjet mortore të 23 intelektualëve mitrovicas ishin kërkuar edhe në gërmimet e 4 gushtit të 2016-tës, raporton IndeksOnline.

Atmosferën e asaj kohe, Blakaj e përshkruan si “tension”.

“Është tepër e rëndësishme që hetimi përkatësisht për këtë rast por edhe për rastet tjera, të materializohet dhe të konfirmohet me aktakuzë, sepse kjo është mënyra më e mirë për ta dëshmuar qëllimin e aparatit shtetëror serb për ta zhdukur popullatën civile shqiptare!” thotë Blakaj.

Sipas tij, përgjigjja më e mirë ndaj propagandës serbe është puna e përbashkët për të pasur rezultate që përfundojnë me aktgjykime dënuese.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër